Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar për largimin e 4 basketbollistëve të huaj.
Nga foleja e “Shqiponjave” janë larguar: Rodney Purvis, Isiah Umipig, Ivan Koljeviq dhe Khaliq Spicer.
"Klubi ju dëshiron çdo të mirë lojtarëve në vazhdim dhe i falemnderon shumë për kontributin e tyrë në klub”, shkruan Peja në faqen zyrtare transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë pejanët nuk po qëndrojnë duarkryq pasi ata kanë zyrtarizuar mënjeherë basketbollistin më të ri në ekip, Larry Thomas, derisa së shpejti pritet të transferojnë edhe lojtarë të tjerë.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.