KB Peja ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Damir Miliçiq, me marrëveshje të dyanshme mes palëve.
Në komunikatën e klubit, pejanët kanë falënderuar trajnerin Miliçiq për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
“E falënderojmë trajnerin Miliçiq për angazhimin dhe punën e tij në klub dhe i urojmë suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit transmeton Klankosova.tv.
KB Peja ka bërë të ditur se shumë shpejt do të dalë me një njoftim të ri sa i përket emrit të trajnerit që do të marrë drejtimin e ekipit në vazhdim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.