Në vazhdën e përgaditjeve për edicionin e ri të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, KB Peja po krijon mundësi edhe për të ardhmen e ekipit.
Dy lojtarët e rinj, Adhurim Bojku e Olti Sallabegolli, po stërviten me skuadrën e parë, teksa po konsiderohen si asete të çmueshme brenda kampit pejan, njofton Klankosova.tv.
Në njoftimin e këtij klubi për këtë dyshe talentuese, bëhet e ditur se do të ketë hapësirë për ta edhe në sezonin e ri.
"Peja ka nxjerrë gjithmonë lojtarë të hatashëm basketbolli, e padyshim që Adhurimi dhe Olti do të punojnë shumë që të futen në mesin e atyre emrave. Me punë dhe përkushtim, dyshja janë të motivuar që të bëjnë diferencën te KB Peja - në të ardhmen, por padyshim që janë aset i çmuar edhe për të tashmen", shkruhet në postimin e KB Pejës, transmeton Klankosova.tv.
Para se të nis kampionati i ri, Peja dhe klubet tjera të Kosovës e fillojnë turneun e Superkupës shtetërore, më 7 Shtator në palestren "Sezair Surroi" në Prizren, kurse finalja zhvillohet më datën 11 të po këtij muaji.
●●●
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.