Klubi i basketbollit Peja do të kthehet në gara të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Këtë vendim e ka marrë Federata e Basketbollit të Kosovës duke njoftuar se klubi me sukses ka aplikuar për Ëild Card – një vend në Superligën e Kosovës në Basketboll për sezonin 2015/16.
Bordi i FBK-së thuhet të ketë konstatuar se KB Peja ka paguar dënimin prej 10,000 eurosh dhe ka prezantuar dëshmi që tregojnë përgatitjen për të garuar në Superligë.
KB Peja qe përjashtuar nga garat e Superligës pasi pati refuzuar që të vazhdojë ndeshjen me KB Sigal Prishtina, nën pretekstin e masave të pamjaftueshme të sigurisë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.