Klubi basketbollistik, Peja ka quajtur skandaloz vendimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës për përjashtimin e këtij klubi nga garat.
KB Peja përmes një deklarate ka akuzuar FBK-në se nuk e ka ndihmuar fare për kapërcimin e gjendjes financiare.
“Klubi i Basketbollit Peja reagon ndaj vendimit për përjashtimin nga garat e FBK-së ku ishte një vendim skandaloz. Misioni i federatave është masovizimi i sportit, kurse i FBK-së është shkatërrimi i sportit duke shuar klube për interesa personale dhe duke mos jap asnjë ndihme në kalimin e situatës në të cilën gjendet klubet jo vetëm KB PEJA por edhe shumë klube tjera në Kosovë”, thuhet në deklaratën e klubit pejan.
Ata gjithashtu bënë të ditur se lajmin për përjashtim nga garat e kishe marrë vesh nga mediat.
“Ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga FBK në lidhje me vendimin që e ka marr FBK, ne jemi njoftuar nga mediat për vendimin e FBK ku edhe shihet se sa jo serioze tregohet FBK dhe mundohet në mënyrë arbitrare të na largojë nga garat duke na pamundësuar edhe të drejtën që e kemi ta kundërshtuar vendimin e FBK”, thotë klubi me traditë në basketbollin kosovar.
Më tutje ata njoftuan se janë duke marrë hapat e nevojshëm në organet kompetente për të kërkuar sipas tyre drejtësi.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.