Klubi basketbollisti Bashkimi ka shprehur ngushëllime për ish-lojtarin e tyre, Gazmend Sinanin, i cili vdiq sot në një aksident trafiku.
“Me keqardhje pranuam sot në mëngjes lajmin e ndarjes nga jeta të ish-lojtarit tonë, Gazmend Sinani”, shkruan në faqen zyrtare të kampionit të Kosovës.
“Ia shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Sinani dhe gjithë shoqërisë”.
“Pusho i qetë Gaz, ne do të kujtojmë gjithmonë”.
Sinani kishte luajtur për prizrenasit më 2016, por ishte larguar për ta vazhduar karrierën në arenën ndërkombëtare.
https://www.facebook.com/BashkimiOfficial/photos/a.534724453348214.1073741835.241134726040523/1033094633511191/?type=3&theater
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.