Katy Perry është rezervuar për të performuar në kurorëzimin e mbretit Charles III muajin e ardhshëm.
Pos Katy Perry, në këtë ceremoni do të këndojnë edhe Take That, Andrea Bocelli dhe Lionel Richie në hapësirën e Kështjellës Windsor më 7 maj.
Bryn Terfel, Freya Ridings dhe Alexis Ffrench gjithashtu do të ngjiten në skenë në ngjarjen historike, përcjell Klankosova.tv
Charles trashëgoi fronin kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare pas një mbretërimi 70-vjeçar.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.