Janë zhvilluar katër ndeshjet e para në kuadër të ‘play-off’-it në ligën kryesore të basketbollit në planet - NBA.
Philadelphia 76ers e ka shënuar fitoren e parë ndaj Brooklyn Nets, me rezultat 121-101.

Ndërkohë, Boston Celtics triumfoi të premten mbrëma ndaj Atlanta Hawks, me shifrat 112-99.
New York Knick e realizoi fitoren e parë ndaj Cleveland Cavaliers, me rezultat 101-97.
Teksa, përballja kryesore e natës në mes Golden State Warriors dhe Sacramento Kings përfundoi në mënyrë dramatike. Sacramento pas një mungese prej 17 vjetëve në play-off, triumfoi ndaj kampionit aktual, me rezultat të ngushtë 126-123.
https://twitter.com/i/status/1647437310663987201
De’Aaron Fox ishte më i dalluari në ndeshje me 38 pikë, një kërcim dhe pesë asistime.
Ndeshjet e dyta do të luhen me datë 18 prill. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.