Elita e futbollit spanjoll vazhdon me ndeshjet e saj të xhiros së shtatë në këtë të diel. Pas barazimit të Real Madridit në natën e djeshme sot fitoren do ta kërkojë Barcelona për t'u ngjitur drejt kreut të tabelës teksa do zhvillohen katër duele në total.
Sfida me më së shumti interesim padyshim është ajo mes Barcelonas dhe Levantes që vjen në Art Sport 4 nga ora 16:15 nën komentimin e Engjëll Bërbatovcit. Pas disa rezultateve negative radhazi katalanasit duan vetëm fitoren në Camp Nou.
Nga ana tjetër interesant pritet të jetë edhe dueli mes Rayo Vallecano dhe Cadiz që nis në ora 18:30 dhe transmetohet në Art Sport 2 nën komentimin e Andi Shabanit. Falcao me shokë synojnë vazhdimin me rezultate pozitive drejt pozitave të larta në tabelën e La Ligas teksa Cadiz synon edhe njëher të shkaktojë befasi.
Dy ndeshjet e tjera, Mallorca - Osasuna dhe Betis - Getafe transmetohen në kanalet KSport me fillim nga ora 14:00 përkatësisht, 21:00.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.