Lajmet e fundit

Të gjithë ata që duan të përcjellin futbollin, si gjithmonë, edhe sot kjo u mundësohet nga platforma numër një në vend ArtMotion.
Nga ora 15:00, do të transmetohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Ishujve Faroe, në kanalin Sport 1.
180 minuta më vonë, në ora 18:00, mund të përcillni përballjen ndërmjet Anglisë dhe Irlandës, në kanalin Sport 1.
Për të ndjekur edhe ndeshjen mes Italisë dhe Francës s’ka nevojë të ndërrohet kanali i lartcekur. Përballja fillon nga ora 20:45, ku në të njëjtën kohë edhe Izraeli me Belgjikën do të synojnë fitore ndaj njëra tjetrës, ku këtë mund të ndiqni në kanalin Sport 3.