Barcelona ka kaluar në avantazh ndaj Realit në minutën e 116-të të finales së Kupës së Mbretit.
Pjesa e parë e vazhdimeve u mbyll me rezultatin e kohës së rregullt, 2-2, por Kunde shënoi katër minuta para fundit për t’ia dhënë epërsinë për herë të dytë Barcelonës në këtë klasike.
Kunde realizoi super gol me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, duke e çuar topin në cepin e poshtëm të portës.