Në minutën e 11-të të ndeshjes, Yamal servoi një asistim të bukur për bashkëlojtarin e tij, Rafinha, duke i dhënë epërsinë Barcelonës ndaj Benficas.
Portugezët me atë të Otamendit u rikthyen në lojë, duke barazuar menjëherë rezultatin, pa kaluar as 120 sekonda të plota nga realizimi i vendasëve.
Por sërish doli në skenë 17 vjeçari, Lamine, duke shënuar një super gol, për ta rikthyer avantazhin në "Estadi Olímpic Lluís Companys", raporton Klankosova.tv
[caption id="attachment_2525174" align="alignnone" width="1899"]

Barcelona 3-1 Benfica (HT)[/caption]
Realizatori i parë, rezultoi edhe i fundit, sa i përket këtij 45 minutshi.
Braziliani Raphinha i dërgoi "Blaugranat" në pushim, me dy gola diferencë, gjegjësisht tri sosh në të dyja ndeshjet.
Ky duel e ka peshën e një bilete për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku "Katalunasëve" u mjafton edhe barazimi, duke qenë se e fituan 0-1 aktin e parë në Lisbonë.
Barcelona - Benfica po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion!●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.