Të martën në "Skonto Stadions" të Rigës, Letonia dhe Shqipëria do përballen në kuadër të Grupit K për kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Në këtë përballje Kombëtarja shqiptare do të luajë pa qendërmbrojtësin, Berat Gjimshiti.
Kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të në barazimin 0-0 kundër Serbisë, teksa ka plotësuar numrin e kartonave që e lënë jashtë në takimin e radhës.
Ndeshja Letoni – Shqipëri starton me fillim nga ora 20:45. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.