Ndeshja e sotme e skuadrës së tij, nuk ishte si të tjerat.
Jo pse Dukagjini po sfidohej nga Malisheva, por se në fushë, kapiteni i klinasëve po hynte në mënyrë të veçantë për të.
Elton Basriu po e mbante për dore të bijen e tij, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2523561" align="alignnone" width="853"]

Elton Basriu, kapiten i Dukagjinit, me vajzën e tij për dore[/caption]
Ky moment që u duartrokit nga futbollistët e shikuesit, sikur i dha energji edhe më të madhe jo vetëm mbrojtësit, por të gjithë bashkëlojtarëve të tij, të cilët e fituan këtë ballafaqim me rezultat 1-0.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.