Werder Bremen e humbi ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt me rezultat 4-1.
Kapiteni i Bremenit, Marco Friedl, pas ndeshjes shkëmbeu fanellën me portierin e Frankfurtit, Michael Zetterer, dhe më pas mbeti i habitur kur një gazetare e ngatërroi për lojtar të Frankfurtit dhe e pyeti për fitoren e “skuadrës së tij”.
Friedl u përgjigj i habitur: “Jam lojtar i Werder Bremen, në rast se nuk e dinit”.
Gazetarja, e identifikuar si Katharina Kleinfeldt nga Sky Sports Germany, më vonë kërkoi falje për gabimin e saj./Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.