Emisioni i vetëm ekskluziv për basketbollin në vendin tonë, ASISTI sjell sonte episodin numër 505 që transmetohet duke filluar nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova teksa sjellë shumë të reja rreth basketbollit në vendin tonë dhe atë evropian e botëror me theks të veçant në ndeshjet dramatike që u zhvilluan mbrëmë Trepça – Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi – Peja.
Sigurisht si çdoherë tjetër në ASIST mund të ndiqni komplet raportet e xhiros së gjashtë në Prince Caffe Superligë, teksa për të diskutuar në lidhje me rrjedhën e kampionatit deri më tani dhe ato që pamë të shtunën dhe të dielen, të ftuar në studio janë kapitenët e katër skuadrave që u përballen mes tyre në ndeshjet kryesore të javës: Gëzim Morina nga Golden Eagle Ylli, Valdrin Haxhiu nga Trepça, Arti Hajdari nga Peja dhe Qëndrim Biraj nga Bashkimi.
Cili është vlerësimi i kapitenëve për gjashtë xjirot e para kampionale?
Pse po ndodh rënia në fundin e ndeshjeve tek Trepça?
Si e motivoi skuadrën trajneri Adis Beçiragiq pas katër humbjeve rresht?
Çfarë nuk po shkon tek skuadra e Bashkimit?
Cilat janë pritshmëritë e Gëzim Morinës dhe Golden Eagle Yllit para duelit kundër Bambergut në Europe Cup?
Kush është MVP i javës në ASIST dhe kush janë pjesë e pesëshes më të mirë?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiçni në episodin 505 të ASISTIT, teksa do të njoftohemi edhe në lidhje me paraqitjen e Edon Maxhunit dhe yjeve të tjerë shqiptar që luajnë jashtë trojeve etnike në rubrikën shumë të dashur “Shqiptarët në Botë” ndërsa do të njoftoheni edhe mbi më të rejat nga liga numër një në botë e basketbollit, NBA pikërisht disa ditë para se të hidhet sipari i edicionit të ri të garave.
Krejt kjo me fillim nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova, mos e humbisni!
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.