Një 20 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”.
Lis Bekaj u kap në flagrancë në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” pasi një mjetin tip BMW që drejonte iu gjetën dy armë zjarri pistoleta, me krehër e municion luftarak.
Sipas policisë, ai i kishte sjellë në Shqipëri për t’i shitur tek persona të tjerë.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.