Një specialist australian i zvarranikëve ka larguar 102 gjarpërinj helmues nga një shtëpi, pas një denoncimi.
David Stein kishte vënë re disa gjarpërinj të kuq me bark të zi në një grumbull me kashtë dhe kontaktoi shpejt ekspertët.
Dylan Cooper, specialisti i gjarpërinjve, ka zbuluar pesë gjarpërinj të rritur, katër prej të cilëve kishin vezë, dhe më pas ka gjetur dhjetëra të sapolindur. Kjo numëroi 102 gjarpërinj gjithsej, përfshirë 5 të rritur dhe 97 të rinj, duke vendosur një rekord për kompaninë që u mor me këtë situatë.
Për fat të mirë, gjarpërinjtë do të lirohen përsëri në natyrë, pasi këto lloj gjarpërinjsh janë helmues, por zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.