Një zyrtar policor në Ferizaj ka raportuar në polici se një person e ka kanosur për shkak të veprimeve ligjore që kishte marrë zyrtari ndaj tij, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit më pas janë liruar.
Rasti i cili u cilësua “Kanosje”, shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.