Lajmet e fundit

Kurse “tagesschau” nënvizon, se kancelari gjerman kërkon të nxisë përpara me “ambicie dhe temp” anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në vizitën e tij në Serbi ai u ndesh me një arsenal problemesh. “Ishte momenti kur u bë e qartë, se sa e vështirë do të mund të bëhet me Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.” Në bisedë me presidentin Aleksandar Vuçiq kancelari gjerman nxiti Serbinë, vend kandidat, që t’iu bashkohet sanksioneve europiane kundër Rusisë, ku kancelari në konferencën e shtypit tha, se ‘më mirë të mos bëhen atëherë kur gjithçka të ketë marrë fund.’ “Si reagim presidenti serb me zë të butë, por mjaft i vendosur, filloi të shpjegojë më shumë fjalë, se pse nuk do të ndiqet kjo dëshirë.”
Eksperti për Ballkanin dhe drejtues i Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Gerald Knaus u vlerëson vizitën e Scholzit në Ballkan si mjaft të rëndësishme, por edhe me “potencial të madh zhgënjimi”. “Në 10 vitet e fundit njeëzit shohin që nuk ka ecje përpara, që BE nuk mban premtimin”, tha Knaus në një intervistë për televizionin e dytë gjerman, ZDF. Gjermania është një vend, nga ku rajoni pret shumë, thekson Knaus, dhe shpreh idenë e zhvillimit të një “ambicie politike nga qeveria e koalicionit gjerman”.
Duhen premtime konkrete, sipas Knaus, psh., të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund t’u thuhet nëse kushtet plotësohen, atëherë të paktën do t’iu bëjmë pjesë të hapësirës ekonomike europiane./DW