Kanadaja e ka mposhtur Spanjën në Kampionatin Botëror, duke e eliminuar nga kjo garë.
Kanadezët triumfuan me rezultat 88-85 ndaj spanjollëve, duke e përshëndetur nga kjo garë.
Ndeshja ishte me ritëm të njëjtë nga dy ekipet, por çereku i fundit ishte vendimtar për fitoren e Kanadasë.
Shai Gilgeous-Alexander ishte më i dalluari në fitoren e Kanadasë, me 30 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.
Kështu, Kanadaja e siguron vendin e parë në grupin L, me Letoninë që renditet e dyta.
Kanadezët në çerekfinale do të ballafaqohen me Slloveninë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.