Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, ka arritur një fitore të madhe 2:0 kundër Dinamo Minsk.
Ndeshja u zhvillua në stadium neutral në Hungari, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në raundin e tretë të UEFA Europa Conference League.
Strategu Edlir Tetova, vendosi një formacion të balancuar, me synim të qartë për të kontrolluar mesfushën dhe për të goditur në momentin e duhur.
Dhe kjo strategji funksionoi në mënyrë fenomenale.
Në minutën e 29-të, mesfushori Albion Lushkja finalizoi një aksion të shpejtë me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke kaluar Egnatian në epërsi.
Përkundër disa tentativave të vakëta të Dinamos, Egnatia mbajti kontrollin e lojës dhe ishte gjithnjë më e qartë në ndërtimin e aksioneve.
Në minutën e 89-të, sulmuesi Bakayoko vulosi rezultatin me një kundërsulm perfekt, duke shënuar për 0:2 dhe duke i dhënë kampionëve shqiptarë një avantazh të artë për ndeshjen e kthimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.