Kampioni Milwaukee Bucks është rikthyer tek fitorja pas dy humbjeve rresht.
Në duelin e zhvilluar në "Wells Fargo Center", Bucks triumfuan ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 118-109.
Philadelphia e nisi mirë çerekun e parë duke e fituar 39-30, por në të dytin Bucks u rikthyen në lojë me 31-19.
Në çerekun e tretë, Philadelphia e fitoi prapë 35-30, ndërsa në çerekun e fundit Milwaukee e fituan me 11 pikë epërsi.
Më i miri tek Bucks ishte si zakonisht, Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Grayson Allen me 25 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.
Ndërsa tek Philadelphia më i miri ishte Tyrese Maxey me 31 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Pas kësaj fitore Milwaukee Bucks renditen në pozitën e nëntë në Konferencën e Lindjes, me pesë fitore dhe gjashtë humbje. /Klankosova.tv/.
https://www.youtube.com/watch?v=snrBvA2R8mo
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.