Ish-kampioni i Wimbledon, Boris Becker është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve dhe kredive në vlerë prej 2.5 milionë funtesh për të shmangur pagesën e borxheve.
Gjashtë herë kampioni i Grand Slam-it u shpall fajtor për katër akuza sipas Aktit të Falimentimit.
Çështja u përqëndrua në falimentimin e Becker në qershor 2017, si rezultat i një kredie të papaguar prej më shumë se tre milion funte në pronën e tij luksoze në Mallorca, Spanjë.
Gjyqtarja Deborah Taylor tha se ai nuk kishte treguar pendim apo pranim të fajit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Duke iu referuar dënimit të mëparshëm të Becker-it për evazion fiskal në Gjermani në vitin 2002, ajo i tha ish-numrit një të botës: “Nuk e vutë veshin paralajmërimin që ju dhanë dhe mundësinë që ju dha dënimi me kusht dhe ky është një faktor i rëndësishëm rëndues”.
Becker ishte ligjërisht i detyruar të zbulonte të gjitha pasuritë e tij në mënyrë që administruesi i besuar i tij të mund të shpërndante fondet e disponueshme për kreditorët e tij, të cilëve u detyrohej gati 50 milion funte kur u shpall i falimentuar.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.