Golen State Warriors sezonin e ri të NBA e ka nisur me humbje, duke pësuar me një pikë dallim 121-122 nga Houston Rockets mysafir.
Për këta të fundit, më i miri në parket ishte James Harden, që në këtë përballje realizoi 27 pikë, kurse u ndihmua edhe nga shoku i skuadrës Eric Gordon me 24 sosh.
E në ndeshjen e tij të parë me Warriors, Nick Young pati paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 23 pikë.
Young la prapa vetes Stephen Curry me 22 pikë dhe Kevin Durant me 20.
Kështu, kampioni i NBA Golden State Warriors, mbrojtjen e titullit e ka nisur me humbje.
klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=21sxkd0-AJc
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.