Basketbollistët e ekipit kampion Golden State Warriors për sezonin 2016/2017 në NBA, kanë pranuar unazat në ceremoninë që është mbajtur para ndeshjes së parë të sezonit të ri kundër Houston Rockets.
Stephen Curry, Kevin Durant, Klay Thompson e Draymond Green dhe basketbollistët tjerë të ekipit, u panë të lumtur gjatë këtij riti të pranimit të unazave.
Në historinë e klubit, luftëtarët janë shpallur pesë herë kampion në NBA, si Philadelphia Warriors më 1947 dhe 1956, dhe tri herë tjera si Golden State Warriors më 1975, 2015 dhe 2017.
klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=WIWlRbpO9RU
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.