Lajmet e fundit

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Qarabagu, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Toral Bayramov nga penalltia në minutën e 18-të të kësaj sfide, më pas iniciativën e kishin vendasit, me Besart Ibrahimin, në pjesën e dytë, i cili kishte mundësinë më të mirë për skuadrën nga Tetova.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, kurse ajo kthyese zhvillohet pas një jave në Azerbejxhan. /Klankosova.tv