Ekipi i Kosovës në autosport i përbërë nga 5 garues do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare që do të zhvillohet në qytetin e Marseille të Francës nga data 26 deri më 30 tetor.
Rea Gashi e Baran Karabeg garojnë në kategorinë karting – sllallom.
Ndërsa Ermira Topalli dhe Valon Jaha e përfaqësojnë Kosovën në kategorinë auto sllallom.
Teksa anëtari i pestë është Visar Gjikolli që do të garoj në lojërat elektronike ESports transmeton klankosova.tv.
Të pesë garuesit do të sfidohen në arenën ndërkombëtare pasi paraprakisht janë shpallur kampion të Kosovës në kategoritë respektove.
Ata udhëtojnë në Francë të martën në mëngjes.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.