Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, është duke u mbajtur kampi ndërkombëtar përgatitor.
Në këtë kamp po marrin pjesë rreth 100 xhudistë e xhudiste nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Çekia dhe Greqia.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se në këtë organizim ka për synim që të gjejë xhudistë per Olimpiadën e vitit 2028.
“Po shohim se çka potenciali kemi për të ardhmen për olimpiadën e 28’, a kemi ndonjë emër të ri, ndonjë potencial të ri, këtë grup të sportistëve kemi potencial gjithsesi që duhet të ishin bartës, përgjegjësinë ta marrin nga tash për lojërat olimpike 2032. Nëse katër vite janë shumë pak me u ndërtu një sportist, jemi duke punuar me grupmosha në mënyrë që të kemi potencial edhe dy tri olimpiada që unë mundem me punu”, ka thënë Kuka në një intervistë për Klan Kosova.
Ndërkohë, Kuka theksoi se emri i Kosovës po dëgjohet nga vende që nuk kanë dëgjuar më herët.
“Sporti i xhudos po bie shtete nga mbarë bota, sivjet kemi pasur xhudistë nga Panamaja, Kuba, shtete të cilat nuk e do kishin rrugën nga Kosova, kjo na bën më u ndje mirë, përveç anës sportive, ne po ndërtojmë ura miqësie me shtete me të vërtet që janë larg, që nuk di a kishin dëgjuar ndonjëherë për Kosovën, rezultat tona po na bëjnë të vizitohemi shumë”.
Kryemjeshtri theksoi se deri në 40 shtete po qëndrojnë gjatë vitit në Pejë që të stërvitin me kampionet olimpike.
Ndërsa një pjesëmarrëse nga Mali i Zi potencoi se çfarë porosie po merr nga kjo ngjarje.
“Atmosfera këtu është e mirë. Kam njohur miq të ri, është kënaqësi të stërvitesh me trajnerin më të mirë në botë, me kampione olimpike si Majlinda, Nora, Distria, ne mund të mësojmë shumë gjëra të reja”, ka thënë xhudistja nga Mali i Zi, Aishe Nurkoviq.
Ndryshe, ky kamp përgatitor është aktivitet që organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” që ka për qëllim zhvillimin e diplomacisë shtetërore përmes vlerave të xhudos.
https://www.youtube.com/watch?v=MWk2zrSWXvM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.