Lajmet e fundit

Elshani ka thënë se më 6 maj 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte tërhequr nga fshati, ndërsa një ditë më vonë forca të mëdha serbe kishin rrethuar zonën ku ndodheshin civilë të strehuar nga zonat e luftës.
“Me datën 6 maj 1999 largohet Ushtria Çlirimtare nga fshati dhe me datën 7 maj na rrethojnë forca të mëdha serbe. Ne që ishim disa luftëtarë aty detyrohemi t’i lëshojmë armët, për shkak të popullatës që kishte ardhur nga zonat e luftës dhe ishte strehuar në fshatin tonë. Detyrohemi t’i lëshojmë armët. Ishte kërkesa e pleqëve që t’i lëm armët. Ishte një vendim shumë i dhimbshëm.Ai ka treguar se më 7 maj, gjatë grumbullimit të popullatës në livadhin e Ali Grabocit, forcat serbe kishin rrethuar zonën dhe kishin kërkuar një person për përkthim, duke marrë Kadri Shoshin.
Derisa, sot gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte gjatë periudhës së luftës në vitet 1998-99 në komunën e Istogut. Ky është vendimi i rigjykimit, pasi rasti ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme. Shpallja e këtij aktgjykimi u bë sot nga gjyqtari Avni Syla. Lidhur me këtë Elshani në Kosova Today tha se nuk është i kënaqur aspak me vendimin, pasi sipas tij është i ulët.Me datën 7 maj, kur u grumbullua popullata në livadhin e Ali Grabocit, aty na rrethuan forcat serbe. Ata ishin me uniforma luftarake, paramilitarë dhe kërkuan një person që e dinte gjuhën serbe për përkthim dhe e morën Kadri Shoshin. Ai u drejtohet njerëzve: a ka të armatosur, a ka UÇK? Jo. Më pas merret vendimi që popullata të niset për Shqipëri. Dy vëllezërit e mi shkuan me karrocë me kuaj, unë me traktorin e mixhës Daut, ku ishin edhe familjarë të tjerë. Ishim shumë persona në një traktor. Shtatë persona të familjes sime janë vrarë atë ditë.
Elshani ka shtuar se edhe pas luftës ka qenë i kërcënuar dhe se disa raste i ka raportuar në Prokurori, duke theksuar se vazhdon të jetojë me pasojat e luftës dhe sakrificat personale.
Kam parë edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në dhunë dhe ekzekutime. Njëri prej tyre ka qenë Ekrem Bajroviç, polic në atë kohë, i cili më ka njohur por nuk më ka liruar. Ai është dënuar me 12 vite burg, por për mua ky dënim është i ulët për atë që ka ndodhur. Sot ndihem pak më i qetë, por nuk pajtohem me vendimin e gjykatës. Kam qenë i kërcënuar edhe pas luftës. Kam dorëzuar emra në prokurori. Unë e dua jetën, e dua popullin tim dhe shtetin tim, por këto vite kanë qenë shumë të rënda për mua. "Kam sakrifikuar shumë dhe ende jetoj me pasojat e asaj kohe.