Kaltrinë Rrustemi, është krijuese në artet pamore dhe punimet e saj janë të ndryshme.
Ajo është lindur e rritur në kurbet, por kohëve të fundit ka vendosur që krijimtarinë e saj artistike ta vazhdojë në Kosovë.
Cdo gjë në jetën e saj rrethohet nga arti.
Krahas punimeve personale ajo poashtu është e angazhuar në një prej institucioneve kulturore e artistike të Kosovës.
Pavarësishtë se është lindur e rritur në Zvicërr, shpirti i gjenë rehati vetëm në Kosovë.
Kosova është vendi ku ajo ndjenë lirinë e plotë dhe ku nuk ka nevojë të ndrydhë ndjenjat e veta për të u përshtatur me të tjerët.
Jetesa e saj në mes Kosovës e Zvicrës ka bërë që ajo të vlerësojë lartë kulturën dhe shoqërinë Kosovare.
Kaltrinë Rrustemi po bënë gati punime të ndryshme të cilat së shpejti pritet të publikohen në ekpsozitën e saj të parë këtu në Kosovë.
Përveç skulpturës ajo është edhe piktore e talentuar si dhe në dimenzione tjera të artit pamorë.
https://www.youtube.com/watch?v=HrleJzCK0Ow
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.