Cleveland Cavaliers ka shënuar fitoren e radhës në NBA. Bile, kalorësit triumfin e arritën në mënyrë dramatike në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Brooklyn Nets në “Barclays Center”.
Isaac Okoro i cili lansoi teshe dy sekonda pa përfunduar takimi dhe fal tij kalorësit e fituan ndaj nju jorkezëvëve, me rezultat 116-114.
Pavarësisht disfatës, Mikal Bridges ishte basketbollisti më i mirë me 32 pikë, ndërsa një më pak se ai realizoi Donovan Mitchell.
Ndryshe nga Cavaliers, fitore bindëse korri Los Angeles Clippers. Ekipi i drejtuar nga Tyronn Lue e mposhti klubin e Oklahoma City Thunder, me rezultat të thellë 127-105.
Me 32 pikë, 6 kërcime e po aq asistime, Kwahi Leonard ishte basketbollisti më i dalluar i kësaj sfide.
Kjo pasi pak pa u futur në fazën “play off”, Knicks e pranoi edhe humbjen e tretë radhazi. Orlando Magic është ekipi që arriti ta mposht New Yorkun, me rezultat final 111-106.
E fitore shumë të rëndësishme rrëmbeu New Orleans Pelicans. Pelikanët fituan sfidën përballë Charlotte Hornets, me shifrat finale 115-96.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.