Një filxhan kafe mund të jetë shumë më tepër se një ndihmë për t'u zgjuar në mëngjes.
Hulumtimet e fundit tregojnë se konsumimi i kafes mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj, duke përfshirë një jetë më të gjatë dhe mbrojtje ndaj disa sëmundjeve të zakonshme, transmeton klankosova.tv.
Ja disa mënyra se si kafeja mund të përmirësojë shëndetin tuaj:
Kafja mund t'ju bëjë të jetoni më gjatë.
Studimet e fundit kanë zbuluar se pijësit e kafes kanë më pak mundësi të vdesin nga disa prej shkaqeve kryesore të vdekjes tek gratë: sëmundjet koronare të zemrës, goditjet në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.
Përmirëson trajtimin e glukozës.
Njerëzit që konsumojnë më shumë kafe janë më pak të prirë të zhvillojnë diabetin tip 2. Kjo është teoria e disa studimeve që kanë vërtetuar këtë lidhje.
Kafja mund të parandalojë dështimin e zemrës.
Për ata që pijnë një deri në dy filxhanë kafe në ditë, ka mundësi më të ulëta për t'u prekur nga dështimi i zemrës, një gjendje ku zemra ka vështirësi në pompimin e gjakut.
Përmirëson simptomat e Parkinsonit.
Kafeina jo vetëm që ndihmon në uljen e mundësisë për t'u prekur nga sëmundja e Parkinsonit, por mund të ndihmojë gjithashtu ata që vuajnë nga kjo sëmundje në kontrollimin e lëvizjeve të trupit.
Mëlçia juaj do të falenderojë.
Kafja ka një efekt mbrojtës për mëlçinë, duke ndihmuar në mbajtjen e niveleve të enzimave të shëndetshme. Kjo është e vërtetuar nga kërkimet që tregojnë se pijesit e kafes kanë nivele të mëlçisë më të shëndetshme krahasuar me ata që nuk pinë kafe.
Forcon ADN-në tuaj.
Kafja e zezë ndihmon në uljen e dëmtimit të fijeve të ADN-së, një proces natyror që mund të çojë në kancer ose tumore nëse nuk riparohet.
Redukton rrezikun e kancerit të kolonit.
Një në 23 gra zhvillojnë kancerin e kolonit, por ata që konsumojnë kafe (si të rregullt, ashtu edhe të pa kafeinë) kanë 26% më pak mundësi të preken nga ky lloj kanceri.
Përmirëson mbrojtjen ndaj Alzheimer-it.
Gratë përbëjnë pothuajse dy të tretat e personave të diagnostikuar me Alzheimer, por kafeina e dy filxhanëve të kafes mund të ofrojë mbrojtje të rëndësishme ndaj zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Hulumtimet kanë treguar se gratë mbi 65 vjeç që konsumojnë dy deri tre filxhanë kafe çdo ditë kanë më pak mundësi të zhvillojnë demencë.
Kafja ndihmon në uljen e rrezikut për goditje në tru.
Për gratë, konsumimi i të paktën një filxhani kafe në ditë është i lidhur me një rrezik më të ulët për goditje në tru, një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek to.
Kështu që herën tjetër kur të pini një filxhan kafe, mund të jeni të sigurt se po bëni diçka të mirë për shëndetin tuaj – përveçse po shijoni një çast të mrekullueshëm!
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.