“Dramaturgjia përbën pjesën më të papërfillshme në letrat shqipe. Nga ana e saj, jeta teatrale nuk ka shkëlqyer kurrë në këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër.
Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër teatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt…”.
Kështu shkruan shkrimtari i madh Ismail Kadare në parathënien e botimit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashëri shkruar më 2008. Thënia e Kadaresë është postuar në rrjetet sociale dhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në kohët e debatit mbi teatrin duket që shkrimtari është pro zërave për një teatër të ri.
Libri “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ku morën pjesë personalitete të njohura të kulturës. I pranishëm ishte dhe shkrimtari Ismail Kadare.
Proza poetike, tregime, skica dhe rrëfime poetike, si edhe 60 proza meditative, të panjohura për lexuesit edhe studiuesit të Mid’hat Frashërit botohen për herë të parë. Botimi i “Vepra të zgjedhura” shoqërohet me parathënien “Drama e një lideri”.
Eshtrat e Mid’hat Frashërit do të riatdhesohen në Tiranë në muajin nëntor dhe do të vendosen tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.