Lajmet e fundit

Gjatë ditës Kadare është nderuar edhe me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, në një ceremoni e cila është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
Kadare është shprehur tejet i lumtur me çmimin, duke thënë që një çmim që vjen nga Kosova ka peshë më të madhe se kudo tjetër.
“Jam shumë i nderuar. Një çmim i marrë në Kosovë ka peshë më shumë se kudo tjetër. Jam shumë i nderuar që po e marr këtë çmim në këtë bibliotekë”.
“Jam i nderuar që e marrë këtë çmim mes lexuesve të mij. Letërsia ka tremijë vjet. Po të ishim takuar atëherë do të thosha mes dëgjuesve jo lexuesve, sepse atëherë ajo dëgjohej”.
“Lexuesi shqiptar ka pasur një fat të veçantë, të pandarë nga gjuha shqipe, që është e vetmja e ndaluar me dekret mbretëror. Letërsia shqipe ka poashtu një fat të veçantë. Është e vetmja e shkruar në dy gjuhë; shqip dhe latinisht. Vërtet fat i veçantë”. ka thënë Ismail Kadare.
klankosova.tv