Draymond Green i Golden State Warriors dhe Bradley Beal i Washington Wizards u kacafytën në përballjen e së premtes mbrëma.
Një kontakt fizik derisa topi nuk ishte as afër tyre ka bërë që dy yjet e NBA të përleshen mes vete, duke krijuar tollovi në parket.
"Çfarë duhet të bësh kur dikush të godet dy herë? Si fëmijë na mësojnë të mos e lejojmë këtë gjë. Çfarë duhet të bëja unë në këtë rast?", ka thënë Green teksa po shkonte kah zhveshtoret.
Ndërsa Beal ka deklaruar se u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij, pasi sipas tij duhet të tregojë lidership më të mirë, ndërsa ka lënë të kuptohet se konflikti ishte i nxitur.
"U thanë dhe u bënë plot gjëra gjatë ndeshjes, paraprakisht. Por nuk dua që të të hyj tani në detaje tjera lidhur me këtë çështje".
https://www.facebook.com/bleacherreport/videos/10155608813841006/
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.