Banorët e Lipjanit janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e rënduar të kabllove elektrike në zonën ku ata jetojnë.
Sipas pamjeve që janë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, kabllot elektrike shihen të varura në mënyrë të rrezikshme dhe në disa vende pothuajse të rëna deri në tokë.
Kjo gjendje, sipas banorëve, paraqet rrezik të vazhdueshëm sidomos për fëmijët dhe kalimtarët që lëvizin çdo ditë në atë zonë.
Sipas tyre, rreth 20 shtëpi janë të rrezikuara nga tensioni i lartë.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.