Lajmet e fundit

“Është praktikë fizike, shpirtërore dhe mendore. Është një praktikë e lashtë, mbi 5 mijë vjet e vjetër. Të jep një fuqi mendore. Kam qenë futbolliste, por si joga që ma ka dhënë forcën mendore, asnjë praktikë tjetër nuk ma ka dhënë”, u shpreh ajo.Sipas Kabashit, joga është një rrugëtim i brendshëm që ndihmon individin të rikthehet tek vetja dhe të gjejë qetësinë e brendshme.
“Joga cilësohet si një kënaqësi shpirtërore dhe një rrugëtim i brendshëm që synon rikthimin tek vetja dhe gjetjen e qetësisë së brendshme. Ajo ndihmon në kursimin e energjisë së trurit, për shembull duke mbyllur sytë, dhe orientimin e kësaj energjie drejt vetes”, tha Kabashi.Ajo theksoi se përmes jogës, njerëzit mund të përmirësojnë mirëqenien mendore, të reduktojnë stresin dhe të krijojnë një lidhje më të fortë me veten.