Kanë filluar provat për premierën më të re “Kabare 99”, me regji të Zana Hoxha, që pritet të shfaqet në muajin janar të vitit 2026.
“Kabare 1999” është një shfaqje teatrore muzikore e vendosur në Kosovën e pasluftës, që ndërthur këngën, humorin e zi, ironinë dhe kujtesën.
Regjisorja Zana Hoxha, e frymëzuar nga “Cabaret”, e zhvendos rrëfimin nga Berlini i viteve ’30 në Prishtinën e vitit 1999 – një qytet që po mëson të jetojë përsëri, mes shpresës, lodhjes dhe dëshirës për jetë pas përfundimit të luftës.
Në qendër është Aida, një vajzë e cila vjen në Prishtinë për të ndjekur karrierën dhe për të filluar një jetë të re. Ditën shkruan, ndërsa natën punon si bariste në “Klub Europa”, një kabare improvizuese në pronësi të një italiani. Në këtë hapësirë të përzier midis realitetit dhe performancës ajo e gjen veten në një trekëndësh dashurie duke eksploruar identitetet e saja.
Shfaqja thellohet në kompleksitetin e Kosovës së pasluftës, duke hedhur dritë mbi betejat dhe triumfet e popullit të saj, ndërsa ata përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre mes traumave dhe pasigurisë së vazhdueshme. Kjo shfaqje është koproduksion i Teatrit të Gjilanit dhe Artpolis. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.