Pablo Milanes, fitues i çmimit Grammy, i cili ishte anëtar kyç i lëvizjes "nuevo trova" (muzika e re) të Kubës, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
I njohur si Pablito, ai ishte i famshëm për tekstet e tij poetike dhe vokalin emocional në hite si "Yolanda", "Yo Me Quedo" dhe "Amo Esta Isla".
Më parë këtë muaj, Milanes anuloi disa koncerte teksa kërkonte trajtim për kancerin e gjakut në Spanjë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
“Kultura në Kubë është në zi për vdekjen e Pablo Milanes”, shkroi në Twitter kryeministri Manuel Marrero Cruz, të hënën mbrëma.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.