Pavarësisht të gjitha keqkuptimeve, Mbappe tregoi respekt për Alonson.Pasi u njoftua shkarkimi i Xabi Alonso nga posti i trajnerit të Real Madridit, ylli i Galacticos, Kylian Mbappe, komentoi situatën për herë të parë në faqen e tij në Instagram.Mbappe e falënderoi Alonson për besimin e tij dhe i uroi fat në karrierën e tij të ardhshme, transmeton Klankosova.tv
“Ka qenë e shkurtër, por ishte kënaqësi të luaja për ty dhe të mësoja prej teje. Faleminderit që më dhe besimin që nga dita e parë. Do të të kujtoj si një trajner që kishte ide të qarta dhe di shumë gjëra për futbollin. Fat të mbarë për kapitullin tënd të ardhshëm” - shkroi Mbappé në rrëfimin e tij.
Xabi Alonso u emërua trajner i Real Madridit në qershor 2025. Nën udhëheqjen e tij, skuadra luajti 34 ndeshje, duke regjistruar 24 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje, por dështoi të siguronte një trofe të vetëm me Galácticos.Këtë sezon, Mbappé ka luajtur 25 ndeshje për Realin, duke shënuar 29 gola dhe duke dhënë 5 asiste. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.