Klubi futbollistik Prishtina ka njoftuar se e ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.
Ata kanë përmendur gjendjen e tij shëndetësore si shkakun kryesor të këtij zhvillimi.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli”, thuhet në njoftimin e Prishtinës në Facebook.
“E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional”.
“Merci, Mr. Cavalli!”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.