Juventus po lëviz për të përforcuar repartin defensiv dhe emri i radhës në listë është Marcos Senesi.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë po shqyrtojnë seriozisht mundësinë për ta transferuar mbrojtësin argjentinas me parametër zero nga AFC Bournemouth.
Klubi torinez po mendon për të ardhmen e mbrojtjes, pasi vetëm Gleison Bremer nuk konsiderohet i mjaftueshëm për projektin afatgjatë.
Senesi shihet si një mundësi shumë e favorshme edhe për faktin se është mëngjarash, profil që drejtuesit e konsiderojnë prioritet për balancën e repartit.
Ndërkohë, Federico Gatti mund të largohet, i cili nuk ka më rolin qendror si më parë dhe pëlqehet nga disa klube të Premier League.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.