Juventusi ka mposhtur me rezultat të pastër Sassuolon prej 3-0, duke e çuar kështu në 17 numrin e ndeshjeve pa humbje në kuadër të Serie A.
Goli i parë erdhi në minutën e 15-të përmes Dushan Vllahoviq, i cili sërish në minutën e 37-të realizoi nga gjuajtja e lirë për të dyfishuar epërsinë.
Ndonëse rezultati mund të thotë se Juventusi e dominoi ndeshjen, megjithatë Sassuolo pati raste të mira shënimi, por që Wojciech Szczęsny ishte shpëtimtari.
Pjesa e dytë u zhvillua më qetë, me vetëm 3 goditje brenda portës nga të dyja skuadrat, derisa Chiesa shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt për rezultatin 3-0.
Djemtë e Allegrit aktualisht janë në pozitën e dytë, me vetëm dy pikë larg Interit – kurse Sassuolo gjendet vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.