Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për lojtarin e Arsenalit, Thomas Partey.
Ish-kampionët e Serie A, po shikojnë për një huazim të mundur në afatin kalimtar të janarit për mesfushorin e lënduar.
Ganezi është përballur me lëndime të shumta në sezonin aktual dhe ka arritur të luajë vetëm 341 minuta në fushë për "Topçinjtë".
Paraqitja e tij e fundit për klubin ishte më 8 tetor kundër Manchester Cityt, ku ai doli nga pankina dhe luajti për vetëm 15 minuta, shkruan Goal.Com, transmeton KlanKosova.tv.
30-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2020, kur erdhi nga skuadra e Atletico Madridit për 50 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
KKSHKRIMI NGA
K K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.