Në mungesë të tetë lojtarëve, Napoli nuk ka mundur të bëjë praktikisht asgjë përballë Juventusit në Torino.
Biankonerët shënuan fitore të thellë prej 3-0, dhe vazhduar garën për titull, pasi ende ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit.
Jonathan David e nisi serinë e golave, por deri te goli i dytë u desht të pritej deri 13 minuta para fundit kur Kenan Yildiz, e dyfishoi epërsinë.
Golin e tretë dhe të fundit e shënoi Filip Koatic.
Me këtë fitore Juventusi për momentin barazohet më pikë me Romën nga 42 pikë, apo një më pak se Napoli, që duket se me këto mungesa të mëdha, po dorëzohet ngadalë sa i përket titullit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.