Lajmet e fundit

Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi arriti një fitore të rëndësishme kundër Udineses.
Një autogol në minutën 19’ nga portieri Maduka Okoye dhe një gol nga mbrojtësi Nicolo Savona (37’), i mjaftuan Bianconerëve që të marrin tri pikët e plota nga kjo ndeshje.
Juve aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 21 pikë, 4 larg Napolit që mban kreun, dhe baras me Interin.
Udinese ndërkaq zë vendin e shtatë në Serie A, me 16 pikë nga 11 xhiro. /Klankosova.tv