Juventus pret Parmën në Allianz Stadium në xhiron e parë të sezonit të ri të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Igor Tudor synon një fillim të fortë, me prurje të reja si Jonathan David dhe Francisco Conceiçao, që pritet ta bartin peshën më të madhe këtë sezon për Zonjën e Vjetër. Atmosfera është pozitive në kampin bardhezi dhe ambiciet janë të larta.
Nga ana tjetër, Parma vjen me energji të re dhe entuziazëm nën drejtimin e trajnerit të ri 30 vjeçar, Carlos Cuesta. Pas fitores në Kupën e Italisë ndaj Pescaras, skuadra kërkon të vazhdoj me rezultate pozitive edhe në fillimin e kampionatit.
Juventus është favorit, por Parma ka treguar se mund të befasojë në këto lloj përballjesh. Ndeshja pritet të jetë e hapur dhe me ritëm të lartë.
Formacionet zyrtare: Juventus: Di Gregorio (GK); Bremer, Kalulu, Gatti; Cambiaso, Kelly, Locatelli, Thuram; Conceiçao, Yildiz, David Parma: Suzuki (GK); Circati, Valenti, Del Prato; Lovik, Keita, Bernabe, Valeri; Pellegrino, Almqvist, Ordonez.
Ndeshja tranasmetohet në Artmotion me fillim prej orës 20:45 në Sport1, nën komentimin e Artor Shalës.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.