Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sot feston ditëlindjen e 27.
E përveç urimeve nga tifozët, edhe klubi italian, Juventus ia ka uruar ditëlindjen luanit të Kosovë, transmeton klankosova.tv
“Ditëlindja e parë bardh e zi”, ka shënuar Zonja e Vjetër në rrjete sociale.
Kujtojmë që Selektori i Kosovës, Franco Foda, dje gjatë konferencës për media ka thënë që Zhegrova mund të jetë pjesë e formacionit startues sonte ndaj Turqisë, ndeshje e play-offit për Kupën e Botës e cila zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ora 20:45.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.