Francisco Conceição është në dyshim për ndeshjen e madhe ndaj Interit më 13 shtator, pasi u rikthye nga kombëtarja për shkak të një shqetësimi fizik.
Sot ai i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, dhe pjesëmarrja e tij mbetet e pasigurt.
Nga ana tjetër, sulmuesi i ri, Louis Openda pritet të debutojë me fanellën bardhezi. Ai i është bashkuar skuadrës së Igor Tudor dhe mund të marrë menjëherë një vend në formacion, veçanërisht nëse Conceição nuk do të rikuperohet në kohë.
Në stërvitje janë rikthyer gjithashtu Koopmeiners, Yildiz, Cambiaso, Gatti dhe Locatelli, duke rritur alternativat e Juventusit për sfidën ndaj Interit.
Derbi i Italisë zhvillohet të shtunën, më 13 shtator, ora 18:00 dhe transmetohet direkt në Sport 1 të platformës Artmotion./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.